Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 08:50

Tiranë – Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në portën e një banese, pa të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:35 të natës në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë, ku në portën e jashtme të banesës së shtetasit T. Q., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në derën dhe pjesë të jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit