Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 07:52

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërisht në zonat Qëndrore dhe Jugore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare ku shirat do të jenë të dobët e lokalë.

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit