Magazinë
Transmetuar më 01-04-2025, 11:12

FIER- 5 të rinj të moshave 20-19-vjeç janë arrestuar pasi dyshohen si autorë të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës. Ndërkohë lidhur me ngjarjen mësohet se një tjetër 19-vjeçar është shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Policia ka identifikuar dhe ndaluar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Pas hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025, në pranga kanë përfunduar shtetasit:

-A. T., 23 vjeç

-E. M., 20 vjeç

-A. S., 20 vjeç

-E. L., 19 vjeç

-D. L., 19 vjeç

Ndërkohë, shtetasi A. R., 19 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve dhe për të sqaruar motivet e zjarrvënies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit