Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 16:12

Një 31 vjecar ka humbur jetën mesditën e sotmë në fshatin Rrenxë të Dibrës.

Ngjarja u shënua në orën 14: 00 ndërsa mesohet se i riu, ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa shtronjte një linjë internet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit