Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 15:56

Tragjedi në Dibër – Humb jetën 31-vjeçari gjatë punës, dyshohet kontakt me rrymën

Dibër – Një ngjarje e dhimbshme është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrenxë të Dibrës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton noa.al.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. S., rreth 31 vjeç, ishte duke shtruar një linjë interneti kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi komunitetin lokal.

Hetimet vazhdojnë për të kuptuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit