Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 16:37

Athinë – Një 20-vjeçar u arrestua jashtë një kopshti në Agioi Anargyri, Atikë, për sulm seksual ndaj një fëmije dhe dhunë verbale e fizike, ndërsa një tjetër 24-vjeçar u arrestua si bashkëpunëtor i tij.

Siç raporton policia, dy të pandehurit kanë qenë duke ecur pranë një kopshti fëmijësh në Agion Anargyron, kryeqyteti grek Athinë dhe në kohën e pushimit, 20-vjeçari, i cili qëndronte pas gardhit, i është afruar një vajze vetëm 5 vjeçe dhe duke i futur duart nëpër trup, ka bërë gjeste të turpshme në drejtim të saj.

Autoritetet e rendit po hetojnë rastin dhe kanë mbledhur dëshmi, duke përfshirë dëshmitë e stafit dhe të prindërve. Familja e fëmijës është në tronditje të thellë, ndërsa shoqëria lokale ka reaguar me revoltë ndaj incidentit.

I dyshuari është në pritje të çështjes penale, dhe prokuroria po shqyrton nëse ka të dhëna për veprime të ngjashme të kryera më parë prej tij.

Hetimi nxori se 20-vjeçari kishte shkuar te kopshti i fëmijëve pak pasi kishte marrë një telefonatë nga bashkëpunëtori i tij.

Sipas informacioneve, fillimisht njëri prej të dyve ka tentuar të flasë me një djalë të vogël dhe një vajzë të vogël, por të dy fëmijët janë larguar.

Më pas 20 vjeçari është afruar me një vajzë 5-vjeçare dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj. Sapo është vënë re nga edukatoret, janë njoftuar autoritetet.

Policia zbardhi se dy personat edhe më herët kishin tentuar të afroheshin me fëmijët e tjerë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit