Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 14:26

Elbasan, 29 mars 2025 – Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar "Catch", duke arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre ishin të dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa një tjetër për moskallëzim të krimit.

Të arrestuarit janë:

Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, nga të cilat i mbeten për të vuajtur 4 vjet e 7 muaj.

F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar me 4 vjet e 4 muaj burg, nga të cilat i mbeten për të vuajtur 1 vit e 8 muaj.

A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 6 muaj burg për moskallëzim të krimit.

Operacioni u krye nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit