Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 11:27

Lushnjë-Një 27-vjeçare nga Lushnja është vendosur në pranga nga policia.

Sipas njoftimit të policisë e reja është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen dhe më pas ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasen R. M., 27 vjeçe, lindur në Vlorë dhe banuese në Lushnjë, e dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit