Transmetuar më 29-03-2025, 10:45

"A dua të qëndroj këtu? Kontrata është e qartë. Nuk kam asgjë për të shtuar mbi këtë. Kam shumë respekt për Brazilin, për lojtarët dhe tifozët e tij, por kam një kontratë me Real Madridin".

Më i drejtpërdrejtë se kaq, Carlo Ancelotti nuk mund të ishte, teksa iu përgjigj zërave të fundit që e lidhin sërish me Federatën Braziliane të Futbollit për të marrë drejtimin e kombëtares së "Seleçãos” dhe zëvendësuar Dorival Junior.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes së radhës, gazetarët u përpoqën disa herë të hynin më në thellësi të çështjes, por italiani ishte i prerë: "Nuk mbaj mend të kem folur me Ronaldon për këtë".

Sa iu përket spekulimeve gjatë pauzës ndërkombëtare, ai u përgjigj me ironi: "Jam kënaqur shumë, sepse shkova në Itali për të vizituar ‘stërgjyshërit’ e mi dhe më pëlqeu shumë si thashethem. Për fat të mirë, nuk i kam lexuar të gjitha këto gjëra".

Së fundi, kur u pyet nëse ka ndjesinë që dikush dëshiron ta largojë nga Real Madridi, ai u përgjigj i qetë: "Jo, kam shumë gjëra për të menduar. Ajo që ndodh rreth merkatos nuk më intereson. Jam i përqendruar në këtë pjesë të sezonit, e cila është thelbësore për ne. Detyra ime është të fokusohem te lojtarët për të marrë performancën më të mirë të mundshme prej tyre. Kemi diçka shumë të rëndësishme përpara dhe nuk duam ta humbasim".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit