Transmetuar më 28-03-2025, 13:24

Tiranë- Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.

Ajo që ka bërë përshtypje është që që në fillim të nisjes së konferencës, Berisha ka vendosur në tavolinë një buf, referuar epitetit të cilin i ka vendosur kryeministri, Edi Rama.

“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ku është një simbol i mençurisë i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Vendosa ta sjell para mediave dhe publikut se çfarë varfërie dhe shkreti kulturore ka njeriu që e citon që e quan Berishën me emrin e simbolit më të arrirë të mençurisë të Ramës dhe Greqisë së lashtë. Rama mendon se mund të më fyejë duke më quajtur buf. Injoranca nuk është argument”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit