Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 12:29

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër kontrolli për banesën e Xhovana dhe Alda Nikollit. Sipas informacioneve, forcat policore ndodhen në banesën e motrave Nikolli në Elbasan dhe po kryejnë kontrolle.

Disa muaj më parë në hyrjen e banesës së marrë me qira nga dy motrat, persona të paidentifikuar vendosën tritol. Si pasojë humbi jetën, Enea Themollari, 26 vjeç, fqinj i dy motrave Nikolli. Këto të fundit akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Asokohe pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia më shumë se një vit më parë, pasi dyshohej se ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit