Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 11:22

Merkatoja e verës është ende larg, por ekipet e mëdha europiane janë tashmë në kërkim të profileve për sezonin e ardhshëm. Një prej tyre është Barcelona, që dëshiron të ofrojë për trajnerin Flick lojtarë të cilët mund ta rrisin edhe më shumë nivelin teknik të skuadrës katalanase.

Edhe pse janë ende të angazhuar në tri fronte, La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, blaugranët nuk i humbasin nga sytë lojtarët që po shquhen këtë sezon në kampionatet e huaja si Premier League, me qëllimin për t’i ofertuar në momentin e duhur.

Një prej lojtarëve që ka tërhequr shumë vëmendje nga drejtuesit katalanas është Alexander Isak, sulmuesi i Newcastle. Suedezi është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e Barcelonës dhe padyshim do të jetë një nga objektivat kryesorë për kampanjën e transferimeve të verës.

Me kontratë deri në vitin 2028, sulmuesi në fjalë ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 23 gola në 33 ndeshje mes Premier League, Kupës së Ligës dhe “FA Cup”. Aktualisht nuk ka negociata në proces, por ndjesia është se mund të ketë lajme nga momenti në moment.

Sipas asaj që raporton “El Nacional”, vetë Isak i ka hapur dyert për një kalim në La Liga sezonin e ardhshëm, pikërisht te Barcelona.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit