Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 11:13

Zbardhen disa raste vjedhjesh, kapen dy autorë, njëri në kërkim prej kohësh

Vlorë – Policia e Vlorës dhe Selenicës kanë goditur disa raste të vjedhjeve të ndodhura kohët e fundit në zonë, duke vënë në pranga dy shtetas, mes tyre një i shpallur më herët në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të thelluara, u bë kapja e shtetasit R. P., 52 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje të materialeve ndërtimore dhe veglave elektrike në një banesë, raporton noa.al.

Hetimet treguan se ai dyshohet si autor edhe në 3 raste të tjera vjedhjesh të ndodhura më 9, 23 dhe 24 mars, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”. Policia arriti të gjejë dhe sekuestrojë një pjesë të sendeve të vjedhura.

Po ashtu, në flagrancë u arrestua edhe shtetasi A. Z., 31 vjeç, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”.

Gjatë arratisjes, ai braktisi automjetin pa targa, që u sekuestrua nga policia. A. Z. rezulton autor i dyshuar edhe për një vjedhje tjetër të ndodhur në të njëjtin fshat më 28 nëntor 2024.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit