Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 09:48

Tiranë- 33-vjeçari Avelino Alikollari ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Rasti urgjent është bërë publik nga JOQ Albania, ku familjarët shprehen tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Sipas motrës të tij, Avelino ka folur për herë të fundit me babain rreth orës 4 të mëngjesit, duke i thënë se do të kthehej pas pak, por që nga ai moment nuk është bërë më i gjallë.

Ai është parë për herë të fundit përballë shkollës "Bajram Curri" në Tiranë dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për të. Familjarët kanë bërë kallëzim në polici, por u është thënë se duhen 24 orë për ta shpallur person të humbur.

Ata kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij. Nëse keni parë ose dini diçka, mund të kontaktoni familjen në numrin 0698270000.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit