Transmetuar më 27-03-2025, 16:37

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar pranë shkollës Fan Noli.

Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.

14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.

Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit