Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 19:29

ITALI- Një autobus turistik ka rënë në lumin "Po", pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos. Siç raportohet mjeti ka përplasur një mur mbrojtës dhe më pas ka rënë në lumë. Brenda autobusit ndodhej vetëm shoferi, i cili është nxjerrë nga lumi i pajetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë edhe me një helikopter. Ndërkohë po vijojnë kërkimet për të verifikuar nëse ka pasur persona të tjerë në bord ose kalimtarë të përfshirë në aksident.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Murazzit, shumë pranë qendrës historike të qytetit. Autobusi i përkiste kompanisë Di Carlo Tour me seli në Campobasso. Sipas hetimeve të para, autobusi po ecte mbrapsht, ndoshta sepse autisti kishte gabuar rrugën ose kishte pësuar një problem shëndetësor gjatë drejtimit të mjetit. Gjatë lëvizjes së tij, autobusi ka goditur tre kalimtarë, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit