Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 17:57

Tregu kinez i aksioneve po njeh një mëkëmbje të fuqishme, me një vlerë të përgjithshme aksionesh që arriti në 16.8 miliardë dollarë në tremujorin e parë të sivjetshëm, 119 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të LSEG-së të cituara nga "Reuters"-i.

Kjo rritje e ndjeshme dëshmon një ndryshim në qëndrimin e investitorëve dhe rritjen e besimit të tyre për rimëkëmbjen ekonomike dhe potencialin e tregut të Kinës.

Një faktor kyç që po e nxit këtë optimizëm, është rivlerësimi i aksioneve teknologjike kineze, sajë edhe rritjes së "DeepSeek"-ut, një kompani kineze e prodhimit të softuerëve të inteligjencës artificiale.

Ekosistemi i fuqishëm inovativ i Kinës është një tjetër faktor tërheqës për investitorët.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e rishikoi parashikimin e vet për rritjen ekonomike të Kinës në raportin e fundit të perspektivës ekonomike, duke parashikuar një rritje prej 4.8 % të PBB-së për vitin 2025, nga 4.7 % që ishte vlerësimi i mëparshëm në dhjetor 2024.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit