

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, tha të mërkurën se Kina është e gatshme të zhvillojë dialog dhe konsultim me palën amerikane, në frymën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë për të zgjidhur shqetësimet e tyre përkatëse të arsyeshme.
Wang i bëri këto komente gjatë takimit në Pekin me Evan Greenberg, nënkryetar ekzekutiv i bordit drejtues të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë (NCUSCR).
Duke vënë në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë interesa të gjera dhe hapësirë të madhe për bashkëpunim, Wang shprehu besimin se bota do të ishte më e mirë nëse të dy vendet mund të ndihmonin njëri-tjetrin për të patur sukses.
Ai theksoi se marrëdhëniet Kinë-ShBA janë në një pikë kyçe, duke u bërë thirrje të dy palëve që të udhëhiqen nga konsensusi dhe vizioni i rëndësishëm i dy krerëve të shteteve, të forcojnë shkëmbimet, të përmirësojnë mirëkuptimin, të shmangin gjykimet e gabuara dhe të menaxhojnë si duhet mosmarrëveshjet.
Wang vlerësoi angazhimin afatgjatë të Greenbergut për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin Kinë-ShBA. Gjithashtu shprehu shpresën që NCUSCR dhe njerëzit nga të gjitha sferat e jetës në ShBA, do të japin kontribute të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.
Greenberg, nga ana e tij, theksoi se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë.
Të dyja palët duhet të përdorin përvojën dhe mençurinë e tyre për të rritur mirëkuptimin, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të jetuar në harmoni- tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd