Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 15:36

Evropë – Ja kush është mbreti më i pasur në kontinent, me një pasuri personale prej 3.6 miliardë euro

Ndërsa shumica e njerëzve mendojnë për mbretin Charles apo princat e njohur evropianë kur flitet për pasuri mbretërore, në fakt një mbret i një vendi të vogël rezulton të jetë më i pasuri i kontinentit.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, Mbreti i Luksemburgut, megjithëse nuk ka famën e homologëve të tij britanikë apo belgë, zotëron një pasuri personale që arrin në 3.6 miliardë euro. Kjo e vendos atë në krye të listës së monarkëve më të pasur në Evropë.

Në krahasim, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vlerësohen me një pasuri prej rreth 688 milionë euro, shumë më e vogël se ajo e mbretit të Luksemburgut.

Pasuria e tij përfshin prona luksoze, investime dhe trashëgimi të vjetra familjare që datojnë prej shekujsh, raporton noa.al.

Edhe pse mbreti qëndron larg vëmendjes mediatike, fuqia dhe pasuria e tij ekonomike janë të pakrahasueshme në botën mbretërore evropiane. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit