Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 09:30

KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosovë. Më 23 mars, në Vushtrri 19-vjeçari, Ardit Zymeri u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij. I dyshuari u arrestua pak pak kohë pas vrasjes dhe në polici pranoi fajësinë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, ndërsa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.

Pa u shënuar 24 orë, një tjetër vrasje u shënua në Vushtrri. Pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen dhe më pas veten. Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

Vrasja e fundit me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima raportohet se është 62-vjeçari, Naser Gashi. Përveç plagëve me armë dyshohet se ai kishte edhe një therje me thikë në gjoks. I plagosuri Miftar Miftari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit