Transmetuar më 26-03-2025, 09:15

Prishtinë- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Sipas policisë në Kosovë ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Naser Gashi, ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

Ndërkohë i plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se autori i dyshuar është i identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

"Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit