Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 08:59

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën. Ai akuzohet për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Bëhet me dije se organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në datën 02 Gusht 2023 në orët e vona të natës në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Personat e paautorizuar mësohet se janë futur në godinë me pinin personal të një tjetër punonjësi, i cili nuk ka qenë prezent.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit