Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 19:52

LONDËR- Lajmi për zbulimin e një foshnje të porsalindur të vdekur brenda një çantë jashtë një kishe në zonën e Notting Hill ka bërë bujë në Londër. Policia Metropolitane tha se ata u thirrën në orën 12:46 të së martës në rrugën Talbot pas një raportimi të një foshnje në një çantë të lënë jashtë një kishe. Siç raportohet ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet për gjetjen e nënës, ndërsa Policia Metropolitane deklaroi se ende nuk është përcaktuar mosha e saktë e foshnjës. Kreu i policisë lokale, inspektori Owen Renauden, e përshkroi rastin si jashtëzakonisht të trishtuar dhe tronditës, duke shtuar se autoritetet po përpiqen të hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.

“Prioriteti ynë në këtë moment është gjetja e nënës së foshnjës, pasi besojmë se ajo mund të ketë lindur shumë kohët e fundit. Nëse ju jeni nëna dhe po e lexoni këtë mesazh, ju lutemi kontaktoni autoritetet ose mjekët. Kujdesi dhe mbështetja juaj është prioriteti ynë," tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit