Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 12:38

KOSOVË- Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vitet më tragjike kanë qenë 2018 dhe 2020, kur u regjistruan nga 7 viktima, ndërsa vitet tjera shënojnë luhatje, me një rënie të lehtë në vitet e fundit, por me një prani të vazhdueshme të rasteve.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë theksuar se institucionet kanë dështuar në shumë raste në mbrojtjen e grave që kanë raportuar dhunë apo kanë kërkuar ndihmë. Sipas raporteve, shumica e vrasjeve janë kryer nga bashkëshortët, ndërsa në raste të tjera kur krimet janë kryer nga baballarët dhe djemtë e viktimave.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të kaluara në Vushtrri janë shënuar tre vrasje me armë zjarri, mes të cilave edhe një grua. Rrjeti i Grave të Kosovës është shprehur thellësisht i shqetësuar për vrasjen e gruas në Vushtrri.

“Kjo tragjedi tregon edhe një herë se gratë nuk janë të sigurta dhe se kjo pasiguri ndaj tyre vazhdon t’ua marrë jetën. Kërkojmë me ngulm që institucionet të veprojnë menjëherë dhe të sigurojnë mbrojtje maksimale për gratë në Kosovë”, ka thënë kjo organizatë përmes një postimi në Facebook.

Kjo situatë tregon nevojën urgjente për masa më të forta institucionale për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e grave të rrezikuara. Aksionet e shoqërisë civile dhe presioni mbi autoritetet mbeten vendimtare për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm./ REL

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit