Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 10:12

Kamëz – Dhunuan 38-vjeçarin me sende të forta, shpallen në kërkim dy kushërinj, sekuestrohet armë zjarri dhe municion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku dy persona dyshohet se kanë dhunuar një 38-vjeçar në rrugën “OSBE”, duke e goditur me sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta.

Si rezultat i hetimeve të shpejta nga Komisariati Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar: Marjo Boja, 26 vjeç dhe Ersjon Boja, 30 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit së djeshme, kur dyshja i prenë rrugën me automjet shtetasit R. V., 38 vjeç dhe e goditën me mjete të forta. I dëmtuari mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë (me leje) si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Në kërkim është shpallur edhe automjeti tip “Benz”, me të cilin dy autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit