Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 08:25

Tiranë – Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.

Rreth orës 01:15 është raportuar një plasje eksplozivi në ambientet e jashtme të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H., rreth 44 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël lënde plasëse.

Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm të ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet apo nëse ngjarja ka lidhje me konflikte të mëparshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit