Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 06:19

Arlind Ajeti luajti me kohë të plotë ndaj Andorrës, ashtu sikurse bëri edhe kundër Anglisë. Në “Arena Kombëtare” shijoi fitoren e parë të kësaj fushate kualifikuesesh, ndaj edhe gëzimi i tij, sikurse i gjithë kuqezinjve të tjerë, është i ligjshëm:

“Sot e kishim obligim fitoren, jemi shumë të gëzuar që ia arritëm. Goli i dytë i Anglisë për fajin tim? Ishte një dyluftim me Kane, por unë nuk afrohem shumë me sulmuesin, sepse nuk jam më i gjati.

Kane është i rrëzikshëm, nuk i bëra llogaritë mirë dhe më doli keq. Ishte një gabim i imi, por vazhdojmë siç kemi qenë të bashkuar. Shohim përpara”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit