Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 06:14

Pas fitores 3-0 ndaj Andorrës, foli kreu i FSHF-së, Armand Duka, duke i përgëzuar kuqezinjtë për tri pikët e para në grupin K kualifikues të Botërorit 2026: “Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse.

Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026. Janë tri pikët e para për skuadrën, të cilën e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.

Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le ta festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit