Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 09:22

Lamine Yamal iu përgjigj Rafael van der Vaart, ish-lojtarit të Real Madridit (2008-2010) dhe Real Betisit (2015-2016), pas fitores së Spanjës ndaj Holandës me penallti në çerekfinalet e “Nations League”.

Van der Vaart, duke analizuar paraqitjen e talentit spanjoll në televizionin “NOS”, tha: "Më duket sikur Yamal nuk u ndje mirë përballë Jorrel Hato. Ka disa gjëra që më ranë në sy dhe filluan të më shqetësojnë. Pantallonat e tij janë paksa të ulura, nuk duket sikur përpiqet mjaftueshëm, ka disa gjeste paksa sipërfaqësore…"

Ish-mesfushori i Ajax-it, Hamburgut, Tottenhamit, Midtjyllandit dhe Esbjergut shtoi: "Mendoj se kur je kaq i ri, duhet të jesh i lumtur për çdo minutë që luan me Spanjën. Nuk ka rëndësi sa i mirë je, në këtë moshë duhet ta tregosh atë në çdo minutë dhe në çdo ndeshje. Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshon faktin që Hato e kishte nën kontroll gjatë gjithë kohës".

Lamine Yamal News, Stats, Updates - talkSPORT | talkSPORT

Kritikat e Van der Vaart mbërritën edhe tek Lamine Yamal, i cili nuk hezitoi t’i përgjigjej me një postim në Instagram, ku publikoi një foto të ish-lojtarit të Real Madridit dhe Betisit, së bashku me një mesazh thumbues: "Pantallonat e ulura, një gol, një penallti e humbur… dhe ne në gjysmëfinale!"

Postimi i tij përfundoi me një mesazh plot ironi: "Hehehehehe! Forca Spanja!", duke iu referuar golit të tij që i dha avantazhin e përkohshëm Spanjës në ndeshjen ndaj Holandës (3-2).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit