Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 21:52

GREQI – Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet për grabitje dhe kërcënim. Sipas raportimeve të mediave vendase i riu shqiptar ka kërcënuar recepsionisten e një hoteli me një pistoletë lodër dhe ka grabitur që aty xhiron ditore.

I riu shqiptar i cili është identifikuar nga filmimet e kamerave të hotelit është vënë në pranga nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është autor i disa vjedhjeve të kryera në zonat e Glyfada, Elliniko , Agios Dimitrios dhe Exarcheia.

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, shqiptarit ju gjet dhe ju sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

Gjithashtu raportohet se ndaj 37-vjeçarit ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit