Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 12:53

Tiranë, 24 mars 2025 – Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e rrjetit të prostitucionit “Orkidea”, i cili u godit nga policia më 21 mars. Gjashtë persona do të qëndrojnë në burg, ndërsa dy të tjera janë vendosur në arrest shtëpie.

Sipas vendimit gjyqësor, në burg do të qëndrojnë Esmerald Sulollari, 39 vjeç, i akuzuar për trafikim të personave të rritur dhe shfrytëzim prostitucioni, si dhe Yuly Gomez, 33 vjeçe, Liliana Valencia, 23 vjeçe, Nicol Benitez, 27 vjeçe, Stefania Marin, 29 vjeçe dhe Nicole Bertel, 27 vjeçe, të akuzuara për prostitucion dhe mbajtje të lokaleve për këtë qëllim.

Ndërkohë, Elona Muraj, 47 vjeçe, dhe Anisa Brahaj, 34 vjeçe, janë vendosur në arrest shtëpie, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshira në trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit