

Ish-lojtari i madh i Juventusit dhe Napolit, Ciro Ferrara, tani analist për DAZN, ka dhënë disa deklarata për “SportMediaset”, ku ka folur për disa tema të nxehta.
Thiago Motta u shkarkua nga Juventusi…
Nuk e di…, është e vështirë të flasësh për këto çështje. Rezultatet ndikojnë shumë në atmosferën e një ekipi, si te Juve, ashtu edhe te çdo skuadër tjetër. Kur një trajner shkarkohet, është gjithmonë për të ardhur keq, por ky është realiteti i futbollit.
Cila duhet të jetë situata te Juventusi pas dy humbjeve të rënda?
Janë momente të vështira, por duhet bashkim. Problemi kryesor është mungesa e liderëve karizmatikë që mund të tregojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit dhe të kuptosh përgjegjësitë e objektivat e klubit. Kur luan për Juven, e di që duhet të luftosh për të fituar.
Tudor apo Mancini për stolin e Juventusit në plan afatgjatë?
Nuk mund të zgjedh. Kam luajtur me të dy, i njoh mirë, por nuk më takon mua të vendos. Këto janë zgjedhje që sjellin përgjegjësi dhe iu takojnë drejtuesve.
Gara për titullin kampion…
Ndryshe nga vitet e fundit, ku Interi dhe Napoli dominuan, këtë sezon gara është më e hapur dhe më emocionuese. Përveç Interit, që ka skuadrën më të plotë, pavarësisht disa dëmtimeve, edhe Napoli po bën një sezon të shkëlqyer. E njoh mirë Conten, jam i sigurt që nuk do të dorëzohet deri në fund. Edhe pse kanë humbur disa pikë kohët e fundit, ata më parë bënë një seri rezultatesh të mëdha, që i mbajnë në vendin e dytë. Do të jetë një betejë deri në fund.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd