Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 09:09

Titulli kampion në Serie A, Champions League, “Topi i Artë”… Hakan Calhanoglu, i angazhuar në “Nations League” me Turqinë, ka folur për Interin dhe objektivat e tij në një intervistë për “SportMediaset”: "Shpresojmë t’i fitojmë të gjitha. Ne mundohemi ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi një përgjegjësi të madhe dhe jemi të vetëdijshëm për këtë.

Në Itali kam fituar gjithçka, por synimi im është të fitoj Champions-in. Ëndrra ime, pasi dy vite më parë humbëm finale e Stambollit, është të rikthehemi në finale dhe ta fitojmë. Duke bërë këtë, ndoshta fitoj edhe ‘Topin e Artë’. Pastaj, të fitojmë sërish titullin kampion në Itali është një tjetër objektiv i rëndësishëm".

Calhanoglu foli edhe për shokun e tij të mesfushës tek Interi, Kristjan Asllani: "E falënderoj për ato që ka thënë (‘Calha është një mjeshtër dhe si vëlla për mua’). Ne jemi gjithmonë aty, ata me më shumë përvojë po ndihmojnë të tjerët.

Kristjan është një talent i madh, i ka cilësitë për të luajtur tek Interi. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por ne po e ndihmojmë, ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësirë, ka bërë punën e tij. Duhet të vazhdojë kështu".

Në fund, turku foli për mbështetjen e tifozëve zikaltër: "Më kanë mbështetur jo vetëm si lojtar, por edhe si person, kam fituar më shumë pjekuri tek Interi. Do t’i falënderoj gjithmonë, ajo që bëjnë, jo vetëm për mua, por për ne, është e pashpjegueshme. Vetëm mund ta përjetosh.

Po kaloj një moment të mrekullueshëm, tifozët tanë janë të pabesueshëm, në ‘San Siro’ të japin një forcë të jashtëzakonshme, edhe ne duam t’iu dhurojmë diçka të rëndësishme. Është pikërisht për ta që nuk u largova për te Bayern Munich verën e kaluar".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit