Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 08:01

Igor Tudor është trajneri i ri i Juventusit. Tekniku kroat rikthehet në shtëpi, duke zëvendësuar Thiago Motta dhe marrë përsipër një detyrë aspak të lehtë. "Juventus FC njofton se ka liruar Thiago Motta nga detyra e trajnerit të ekipit të parë.

Klubi e falënderon atë dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe punën e bërë me pasion dhe përkushtim gjatë këtyre muajve, duke i uruar më të mirat për të ardhmen. Juventus FC njofton gjithashtu se ia ka besuar drejtimin e ekipit të parë Igor Tudorit, i cili të hënën do të zhvillojë stërvitjen e tij të parë", – thuhet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve.

Juventusi ka qenë padyshim aventura më e rëndësishme e Igor Tudor deri më tani si lojtar. Ai u transferua në Itali pikërisht te Juventusi në vitin 1998, pas debutimit në vendlindje me Hajduk Split.

Pa ndërprerje, ai e veshi fanellën bardhezi deri në janar 2005. Gjatë kësaj periudhe regjistroi 174 ndeshje dhe shënoi 21 gola. Nuk ishte mbrojtësi më i mirë i skuadrës bardhezi apo i Serie A, por ishte një alternativë e vlefshme.

Në vitet e tij në Torino, Tudor fitoi dy tituj kampioni në Serie A, dy Superkupa të Italisë dhe Kupën Intertoto në vitin 1999.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit