Transmetuar më 23-03-2025, 22:32

Riad- Ka zgjatur rreth 5 orë takimi mes ekipeve ukrainase dhe amerikane në Riad të Arabisë Saudite. Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov foli në rrjetin X për një diskutim produktiv dhe të fokusuar në disa pika kyçe, përfshirë energjinë.

“Qëllimi i Presidentit Zelensky është të sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe popullin tonë, dhe, si rrjedhojë, për të gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta bërë këtë qëllim realitet," shkroi Umerov.

Vetë presidenti i Ukrainës tha se ky takim të cilin e quajti konstruktiv, ishte në një nivel më teknik.

“Biseda ishte mjaft e dobishme. Puna e delegacioneve vazhdon”, tha Zelensky në fjalimin e mbrëmjes.

Takimet në kërkim të paqes së qëndrueshme, SHBA do t’i vijojë të hënën me Rusinë.

Ndërkohë në një intervistë presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai është i vetmi që mund t’i japë fund luftës.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe Zelenskyn dhe askush tjetër, përveç meje, nuk është në gjendje të ndalojë luftën në Ukrainë", citohet të ketë thënë Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit