Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 22:10

Vushtrii- Vritet me armë zjarri një 18-vjeçar në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrrisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është Ardit Zymeri, rreth moshës 18-vjeçare.

Ndërkohë, i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani.

Ende nuk ka informacion mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën " Galip Badivuku" ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar", deklaroi Policia e Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit