
12:17 | Publikohen pamjet e sulmit me çekiç në Greqi, shqiptari dënohet me 5 vite e 10 muaj burg
- 12:16 | Tiranë – Të mitur në pranga pas sulmit me benzinë në oborrin e një banese, finalizohet operacioni “Yard”
- 11:57 | Leonardo ‘thumbon’ Milanin: Besoj e kanë kuptuar tashmë se gabuan duke e larguar Maldinin
- 11:43 | Giroud, nostalgjik për vitet te Milani: Nder i madh të punoja me Maldinin, Piolin dhe Ibrahimovic
- 11:41 | Dënohet me 15 vite burg shqiptari në Norvegji. A akuzohet edhe për vdekjen e një turisteje britanike në Shqipëri
- 11:13 | SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn
- 11:07 | ‘Shumë gjëra pozitive këtë javë’; mesazhi i koduar i Koopmeiners në rrjetet sociale ngjall dyshime
- 11:02 | Argjentinë-Brazil, ‘zjarr’ në fushë. Paredes thumbon Rodrygo: Unë kam fituar një Kupë Bote, po ti? Zero…
- 10:47 | Katër vrasje në tre ditë në Kosovë, reagon Albin Kurti!
- 09:35 | Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan, detajet e para
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë, 25 mars 2025, për të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për ditën e martë, 25 mars 2025
- Tronditje në Vlorë – Abuzim seksual dhe drogë për të miturat, arrestohet 40-vjeçari, procedohen 2 të tjerë
- Çfarë thonë yjet sot? Horoskopi i Paolo Fox e mërkurë 26 mars 2025
- Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali bën postimin prekës
- Pentagoni nis hetimet për thirrjet fyese kundër Turqisë në paradën ushtarake të 25 marsit
- 3 shenjat më me fat të ditës nga Susan Miller dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes
- 'Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem'! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
- Shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën e tragjedisë, pas një jave në spital, heroi i Koçanit pritet me brohoritje në shkollë (VIDEO)
- 'U mbyt, u mbyt!' Pagëzimi kthehet në tragjedi. Burri humb jetën gjatë ceremonisë. Video
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
-
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
-
“Shpirtin ma ke lodhur…”/ Situatë e tensionuar mes Gjestit dhe Rozanës: Kur erdhi ish-e dashura…
-
Dh’unuan Klea Prengën, prokuroria kërkon burg për njërën dhe shërbim prove për tjetrën
-
Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Ishte njësoj si ti. Ajo donte të hidhej nga çatia!
-
‘Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
-
‘Më ka marrë malli…’/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!
-
Big Brother VIP Albania 4 – Gjesti kërkon falje Eglit në një darkë sqaruese: “Të kërkoj falje për lotët e tua, më ka munguar prezenca jote”
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!

Nesër do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Andorra.
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që do të ndërmarrën për sigurimin e rendit.
Njoftimi:
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, bazuar dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.
Masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.
Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.
Me qëllim garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës, janë parashikuar planëzime të shërbimeve nga Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Policia Kriminale, Policia Rrugore dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilat do të kenë si prioritet dhe sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qëndrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Andorrës, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:
*Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”; * Rruga “Papa Gjon Pali II”; * Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së; * Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së; * rruga “Themistokli Germenji”; – rruga “Gjergj Filipi”; * Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi; * rruga “Faik Konica”; * rruga “Skerdilajd Llagami”.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Gjithashtu dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’ju kontrolluar barcodi nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.
Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 18:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd