Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 08:55

BERAT -Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal. Një 34-vjeçar duke drejtuar një mjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se në momentin që automjeti ka dalë nga rruga ka humbur jetën pasagjeri në mjet një 33-vjeçar, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur lehtë.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit