Transmetuar më 22-03-2025, 11:54

VLORË- Banorët e Tragjasit po protestojnë sërish ditën e sotme kundër projektin e ujësjellësit, për të cilin shprehet se parashikon marrjen e burimit të ujit të fshatit.

Banorët e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit kundërshtojnë projektin i cili synon të marrë ujë prej burimit të Izvorit për të furnizuar me ujë Dhërmiun, Palasën, Jalën etj.

Në protestën e fundit, pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit së bashku me punëtorët e firmës, kishin mbërritur në fshat për të nisur punimet. Banorët nga kjo situatë, kanë reaguar ashpër, duke u përplasur me autoritetet për të mbrojtur burimin e tyre të ujit.

Për këtë projekt kryeministri Edi Rama, ka thënë se projekti nuk ka asnjë kërcënim për ujin e pijshëm, dhe e ka cilësuar protestën e banorëve një çmenduri. Kreu i qeverisë deklaroi se projekti parashikon që shfrytëzimi që do t’i bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale, dhe në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Rama shton se ky projekt nuk përbën rrezik për nevojat jetike të njerëzve të Tragjasit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit