Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 19:39

ANGLI- Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.

Treajneri i Kombëtares kuq e zi, Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.

Takimi është i vlefshëm për grupin K dhe luhet në stadiumin “Wembley”. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Trajner: Tomas Tuhel

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Uzuni

Trajner: Silvinjo

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit