Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 12:34

Gjirokastër – Një tentativë grabitjeje është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të kryejë një vjedhje në një pikë të këmbimit valutor, duke përdorur një send që ngjante me një armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Blutë kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë dhe po kryejnë kontrolle në zonë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe bizneset e zonës, ndërsa autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione mbi autorin e dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit