Transmetuar më 20-03-2025, 10:50

A mund ta kishim parë Lionel Messin me fanellën e Interit? Një skenar që mund të kishte ndodhur, por që mbeti vetëm ëndërr për tifozët zikaltër. Horacio Gaggioli, ish-agjenti i yllit argjentinas, ka zbuluar se Massimo Moratti u përpoq ta merrte Messin në Milano:

"Është e vërtetë, Interi e donte Messin, ashtu si edhe shumë klube të mëdha. Kam dëgjuar për këtë interes pasi ai kishte mbërritur te Barcelona, por kurrë më parë. Megjithatë, Leo nuk kishte kurrë ndërmend të largohej nga Barça".

Lidhja mes Messit dhe Barcelonës ishte e fortë që nga fillimi: "Leo mbërriti te skuadra blaugrana në shkurt të vitit 2001 dhe menjëherë e kuptoi filozofinë e klubit. Barcelona i besoi dhe e mbështeti në çdo mënyrë".

Megjithatë, sipas Gaggiol, Inter Miami nuk do të jetë stacioni i fundit në karrierën e Messit. Ai beson se ylli argjentinas do ta mbyllë karrierën te Newell’s Old Boys, klubi i tij i fëmijërisë: "Do të ishte diçka e jashtëzakonshme për ‘leprosos’. Ata do të bëheshin i vetmi klub në Argjentinë, që kanë pasur në përbërje edhe Maradonën, edhe Messin".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit