Transmetuar më 20-03-2025, 08:58

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë çerekfinale të “Nations League” kundër Italisë (e planifikuar për sonte në "San Siro"), duke u ndalur edhe te Yann Bisseck, mbrojtësi i Interit, i cili është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren:

"Përshtypjet e para? Shumë të mira. Nuk është e lehtë ta tregosh të gjithë potencialin në dy stërvitje, ndaj do t’i duhet kohë. Është e rëndësishme që të njohë grupin, dua t’i jap kohën e duhur për t’u ambientuar me ne. Ka ardhur mirë dhe më ka lënë përshtypje shumë pozitive, gjë që është e rëndësishme për mua".

Trajneri gjerman u shpreh edhe mbi mundësinë për ta fituar “Nations League”: "E kam thënë shpesh që për ne është e rëndësishme të mësohemi të fitojmë. Duam të fitojmë sa më shumë ndeshje, do të donim ta fitonim ‘Nations League’, por e dimë që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë si Italia. Së pari duhet të mundim axurrët dhe ky është misioni ynë, pastaj do të flasim për një titull të mundshëm".

Nuk është e lehtë të luhen dy ndeshje të rëndësishme radhazi. Çfarë ndryshon dhe sa e rëndësishme do të ishte një fitore sot për Nagelsmann: "Do të shohim se si do të evoluojë ndeshja, kemi menduar si t’i përballojmë këto dy sfida.

Nuk duam të bëjmë shumë kalkulime paraprake, duam t’i fitojmë të dyja. Nuk mund të parashikojmë saktësisht se çfarë do të na duhet në aspektin taktik sonte, duke menduar për ndeshjen tjetër. Kam lexuar që Retegui nuk është i disponueshëm.

Kjo është diçka që mund ta ndryshojë ndeshjen, duhet të shohim se si do të ndodhë në fushë. Sidoqoftë nuk më pëlqen të mendoj shumë për këto gjëra. Dua të fitoj dhe pastaj do të shohim se si do të zhvillohet ndeshja sonte në mbrëmje".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit