

Britania e Madhe do të mbajë të enjten një takim të mbyllur të oficerëve të lartë ushtarake nga “koalicioni i të gatshmëve”, që ka për synim hartimin e planit për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Sipas BBC, më shumë se 20 vende do të marrin pjesë.
Oficerët e lartë ushtarakë do të mblidhen në selinë e Përhershme të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood.
Ky takim vjen përkundër kundërshtimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.
Putin vazhdon të ushtrojë presion mbi ata që ai i quan si “vijat e kuqe”, duke përfshirë ndalimin e ndihmës ushtarake ndaj Kievit dhe shkëmbimin e inteligjencës perëndimore me të.
Megjithatë, kryeministri britanik Keir Starmer është i vendosur të shkojë drejt asaj që ai e quan "faza operative" e planifikimit për të mbrojtur çdo armëpushim të mundshëm të Ukrainës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






