Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 08:02

Tiranë, 20 mars 2025- Mësohen emrat e të rinjve që humbën jetën në aksident e rëndë që ndodhi në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë mbrëmjes së djeshme (19 mars).

Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç janë djegur brenda.

Të rinjtë që humbën jetën janë Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tip betoniere është Aleksandër Krrashi 24 vjeç

Burime bëjnë me dije se ‘Benzi’ ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Shoferi i betonieres, 24 vjeç, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas blutë informojnë se e kapën dhe e shoqëuran në Komisariat.

“Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç, informoi sot polica.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit