Transmetuar më 19-03-2025, 10:11

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i cili u përfshi në një aksident në Athinë.

Siç u raportua dhe më parë, Kamberi u përplas me një tjetër makinë që kaloi rrugën me semafor të kuq, e cila drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare në gjende të dehur.

Pas testeve të bëra, 22-vjeçarja Ekaterina Caci, e përfshirë në aksidentin fatal ka rezultuar se kishte konsumuar thuajse trefishin e limitit të ligjshëm të alkoolit.

Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt, shkruajnë mediat greke. Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare. Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi. Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit