

Sofje- Mbi 500 persona kanë dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka njoftuar Kryqi i Kuq në Bullgari.
Gjaku dhurohet në Spitalin Universitar për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente UMBALSP “N.I. Pirogov” dhe në Qendrën Kombëtare të Hematologjisë Transfuzive. Sot dhuruan gjak 381 persona, ndërsa dje në tre orë, kanë dhuruar mbi 120 persona.
Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se dy të plagosur nga zjarri në Koçan u dërguan pasdite në Poloni për trajtim, informoi delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut në faqen e tij në Facebook.
“Ambasada e Polonisë ka siguruar transportin e ambulancës ajrore për dy persona të plagosur nga zjarri tragjik në Koçan. Pacientët do të marrin kujdesin e nevojshëm në Qendrën Lindore Polake për Trajtimin e Djegies dhe Kirurgjinë Rikonstruktive,” thuhet në deklaratë.
Ambasadori çek në Maqedoni Jaroslav Ludva njoftoi në rrjetin social X se dje mirëpriti një ekip mjekësor nga Republika Çeke për të ndihmuar mjekët maqedonas të trajtojnë të plagosurit nga zjarri në Koçan. Më tepër se 70 pacientë janë transferuar për trajtim jashtë vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd