

Lamine Yamal beson se Barcelona është favorite për ta fituar edicionin vijues të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të Liverpool-it ndaj PSG. Adoleshenti blaugrana ka deklaruar se skuadra e tij është favorite për të triumfuar në fund të garës elitare europiane për klubet.
Barcelona e kaloi me lehtësi Benfica në fazën e 1/8-ave, me fitoren totale 4-1, dhe do të përballet me Borussia Dortmundin në çerekfinale, ekipin gjerman që po kalon një sezon të vështirë në kampionat.
17-vjeçari Yamal po zhvillon një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 14 asiste në të gjitha garat për Barcelonën, çka ka bërë që të rikthehet sërish në kombëtaren e Spanjës për ndeshjet e marsit. Pa dyshim, atij nuk i mungon vetëbesimi, gjykuar nga komentet e bëra së fundi.
"Ne jemi favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, – i tha ai gazetës spanjolle “SPORT”. – Kur përfundoi faza e grupeve, mendova se Liverpool-i ishte favoriti kryesor, sepse doli i pari. Tani që ‘Reds’ janë eliminuar, jemi ne. Ne jemi një skuadër ndryshe nga viti i kaluar, kur humbëm ndaj PSG-së".
Që nga ajo humbje me rezultat të përgjithshëm 6-4 ndaj PSG, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2023-2024, Yamal ka fituar Kampionatin Europian me Spanjën.
Tani që është sërish me kombëtaren e Spanjës, ai pritet të përballet me Holandën në çerekfinale, me dy ndeshje të Ligës së Kombeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






