

Shkup, 18 Mars 2025 – Në sheshin "Maqedonia" në qendër të Shkupit po zhvillohet një tubim qytetar në kujtim të viktimave të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Qindra qytetarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin me familjet e të prekurve dhe për të kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për ngjarjen që ka tronditur mbarë vendin.
Një ditë më parë, qytetarët e Koçanit organizuan një protestë, ku hodhën vezë drejt ndërtesës së Komunës, duke shprehur zemërimin e tyre për mungesën e masave parandaluese dhe trajtimin e situatës nga institucionet.
Tragjedia ka shkaktuar humbjen e 59 jetëve, ndërsa mbi 150 persona të tjerë janë lënduar. Ngjarja ka ngritur shqetësime të thella mbi sigurinë dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, ndërsa familjarët dhe qytetarët kërkojnë drejtësi dhe masa konkrete për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






