Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 14:41

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku Marius Xhepa i dogji makinat xhaxhait të tij.

Marius Xhepa është djali i Lirie Xhepës, që u vra nga kunati i saj, Dashamir Xhepa.

Ndërkohë makinat që u dogjën nga i riu janë në pronësi të Gëzim Xhepës. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur pas konflikteve të pronësisë.

Marius Xhepa pretendon se xhaxhallarët s’i kanë dhënë pjesë nga pronat e babait.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se vrasja e Lirie Xhepës ka ndodhur 6 vite më përpara.

Nëna e 4 fëmijëve u gjet mëngjesin e 14 Shkurtit e torturuar me sende të forta.

Më pas ajo ishte qëlluar me dy plumba dhe trupi i ishte hedhur mes shkurreve.

Shkak i vrasjes sipas dosjes së prokurorisë, ishin dyshimet që Dashamir Xhepa pati se kunata kishte krijuar lidhje intime me persona të tjerë, pasi i kishte vdekur vëllai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit